Moska paralajmëron reagim të ashpër ndaj sulmeve të mëtejshme në territorin e saj

Bota

Moska paralajmëron reagim të ashpër ndaj sulmeve të mëtejshme në territorin e saj

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:58
Sergei Shoigu

Ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se Moska do të reagojë “jashtëzakonisht ashpër” ndaj sulmeve të mëtejshme nga luftëtarët që hyjnë në territorin e saj nga Ukraina.

Sergei Shoigu u tha zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes se do të vazhdojë t’u përgjigjet veprimeve të tilla nga militantët ukrainas menjëherë dhe jashtëzakonisht ashpër, shkruan Sky News.

Paralajmërimi i tij vjen pas inkursionit ndërkufitar të së hënës në rajonin jugor të Belgorodit.

Dje, ushtria ruse tha se kishte shpartalluar militantët që sulmuan rajonin me automjete të blinduara, duke shtuar se kishte vrarë më shumë se 70 “nacionalistë ukrainas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat