Australi, më se 100 zjarrfikës dërgohen për ta fikur një ndërtesë

Bota

Australi, më se 100 zjarrfikës dërgohen për ta fikur një ndërtesë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:24
Australi

Më shumë se 100 zjarrfikës nga “Fire and Rescue New South Wale”s (FRNSW) u dërguan për të shuar një zjarr të madh në zonën Surry Hills në Sydney të Australisë.

Disa nga muret e një ndërtese shumëkatëshe u shembën, FRNSW deklaroi se kishte shqetësime se zjarri mund të përhapej në ndërtesat fqinje.

Zyrtarët thanë se ferri kishte statusin e “alarmit të 10-të”, lloji më i rëndë i zjarrit.

Një zjarrfikës ka marrë një djegie të lehtë në krah, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat