Ukrainasit shpërndajnë pamjet ku rojat kufitare rrëzojnë dronin rus

Bota

Ukrainasit shpërndajnë pamjet ku rojat kufitare rrëzojnë dronin rus

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme ka publikuar një video, ku shihen rojat kufitare duke rrëzuar dronin rus që synonte të godiste infrastrukturën ukrainase.

Në video shihen shkrepjet e plumbave si dhe shpërthimi i një fluturake pa pilot në qiell.

Derisa shpërthimi ndodhë në ajër, një person dëgjohet duke iu gëzuar këtij suksesi – pra rrëzimit të dronit rus.

Lexo po ashtuKreu i inteligjencës ukrainase pranoi rolin e tij në sulmin në urën e Krimesë

“Gjatë natës, rojet kufitare ‘ulën’ dronin e armikut në rajonin e Chernihivit”, u tha nga ministria e Brendshme ukrainase.

“Droni shpërtheu dhe ra në një fushë të gjelbëruar – pa ia arritur qëllimit, pra të godasë infrastrukturën civile”, u tha ndër tjera.

Gjithashtu shpërndanë fotografitë e dronit të shkatërruar, ku shihen copëzat e fluturakes pa pilot që kishin përfunduar në një fushë të gjelbëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat