Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit: Goditëm bazën dhe vramë njëqind ushtarë rusë

Bota

Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit: Goditëm bazën dhe vramë njëqind ushtarë rusë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 23:04
Ukrainë

Petro Andriyushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit në ekzil, raportoi se 100 ushtarë rusë u vranë dhe mbi 400 u plagosën në një sulm në një ish-institucion shëndetësor në fshatin Jurivka pranë Mariupolit.

Ai tha se katër autobusë me personel ushtarak rus kishin mbërritur në bazën e përkohshme një ditë më parë, duke përmendur partizanët vendas nga qyteti i pushtuar nga Rusia.

Ai tha se në sulm u shkatërruan stacioni i komunikimit dhe sistemi për luftë elektronike. Ai përdori emrin “bavovna” për sulmin, që është fjala që zyrtarët ukrainas përdorin për të treguar shpërthimet e shkaktuara nga sulmet e Ukrainës në infrastrukturën ushtarake ruse, për të cilat ata nuk marrin përgjegjësi të drejtpërdrejtë, shkruan Kyiv Independent.

Sipas këshilltarit, nga sulmi u shkatërrua ndërtesa pesëkatëshe e objektit të kujdesit shëndetësor. Ai pohon se është një godinë që mund të strehojë deri në 650 ushtarë nëse shndërrohet në kazermë.

Pas një rrethimi gati tre-mujor të Mariupolit, në të cilin dhjetëra mijëra civilë u vranë dhe mijëra ndërtesa dhe infrastruktura kryesore u dëmtuan dhe shkatërruan, Rusia pushtoi plotësisht qytetin në maj të vitit të kaluar.

Lajmi se Rusia mund të ndërtojë potencialisht një qendër logjistike në Mariupol, erdhi vetëm disa javë pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi qytetin në mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat