Operatori ukrainas i dronit arrin ta shmang raketën ruse nga sistemi raketor Tor-2M, më pas e shkatërroi

Bota

Operatori ukrainas i dronit arrin ta shmang raketën ruse nga sistemi raketor Tor-2M, më pas e shkatërroi

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka shpërndarë një video ku shihet shkatërrimi i sistemeve të ndryshme raketore të ushtrisë ruse, duke përfshirë sisteme të avancuara të sistemeve raketore kundërajrore.

Në këtë sulm janë shkatërruar tri sisteme raketore të mbrojtjes kundërajrore Tor-2M, Buk-M1 dhe Nona, dy tanke, dhe stacioni mobil për luftë elektronike.

Në raport thuhet se artileria ukrainase shkatërroi është 84 njësi të ushtrisë ruse, përfshirë shtatë tanke, gjashtë MLRS Grad, 11 topa, gjashtë sisteme mobile artilerike dhe 21 mjete të blinduara.

Kulmi i sulmit ishte reagimi i paparë i operatorit ukrainas të dronit që arriti të shmang raketën ruse që u shkrep në drejtim të dronit të tij.

“Tor tentoi të rrëzojë dronin tonë kamikaz. Por piloti shpëtoi dronin – e largoi nga drejtimi kah po fluturonte raketa dhe më pas futi në cak objektivin dhe e goditi derisa tentonte të ikte”, thuhet në kumtesën e SBU-së ukrainase.

Tor është sistem raketor i mbrojtjes kundërajrore ruse që është në shërbim nga viti 1986, dhe është i dedikuar për shkatërrimin e aeroplanëve që fluturojnë ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat