Falet nëna që u burgos për 20 vite për vrasjen e katër foshnjave të saj

Bota

Falet nëna që u burgos për 20 vite për vrasjen e katër foshnjave të saj

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:03
Kathleen Folbigg

Një grua, e cilësuar si vrasësja më e keqe femër e Australisë është falur pasi ka qëndruar 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Ky rast është konsideruar si një nga gabimet më të rënda të drejtësisë në vend.

Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley ndërhyri për të urdhëruar lirimin e Kathleen Folbigg, bazuar në gjetjet paraprake të një hetimi që kishte zbuluar “dyshim të arsyeshëm” për fajin e saj për të katër vdekjet.

Kjo ka qenë një sprovë e tmerrshme për të gjithë të interesuarit dhe shpresoj që veprimet tona sot mund ta mbyllin disi këtë çështje 20-vjeçare,” tha Daley, i cili shtoi se kishte informuar Craig Folbigg, babain e foshnjave, për vendim. “Do të jetë një ditë e vështirë për të,” tha ai.Kathleen Folbigg u burgos në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj mbi një dekadë nga viti 1989.

Në secilin rast, ajo ishte personi që gjeti trupat e tyre të pajetë, megjithëse nuk kishte prova fizike që ishte ajo që i kishte shkaktuar vdekjet e tyre.

Në vend të kësaj, juria u mbështet në argumentin e prokurorisë se shanset që katër foshnja nga një familje të vdisnin nga shkaqe natyrore para moshës 2 vjeçare ishin jashtëzakonisht të ulëta sa të krahasoheshin me “derrat që fluturojnë.”

Ata vunë në dukje gjithashtu përmbajtjen e ditarit të saj, i cili përmbante pasazhe që të veçuara në atë kohë u interpretuan si rrëfim.

Deri në vitin 2019, një hetim që krye mbi dënimet e saj doli në përfundimin që nuk kishte asnjë dyshim të arsyeshëm që ishte ajo që i kishte kryer krimet.

Por një tjetër hetim filloi vitin e kaluar pasi dolën prova të reja shkencore që jepnin një shpjegim gjenetik për vdekjet e fëmijëve.

Pas hetimeve të fundit, Folbigg shihet me një optikë tjetër si një nënë e dashur, e cila mbeti e shkatërruar nga vdekjet e njëpasnjëshme të foshnjave të saj.

Në rastin e dy vajzave, Sarah dhe Laura, nga gjetjet e një gjyqtari në pension Tom Bathurst zbuloi se ekzistonte një “mundësi e arsyeshme” një mutacion gjenetik i njohur si CALM2-G114R “shkaktoi vdekjen e tyre” dhe se Sara mund të kishte vdekur nga miokarditi, inflamacioni i zemrës, i identifikuar gjatë autopsisë së saj.

Në rastin e Patrick, i cili pati një krizë të pashpjegueshme kur ishte 4 muajsh dhe vdiq kur ishte 8 muajsh, Bathurst zbuloi se është e mundur që vdekja e tij të ishte shkaktuar nga një çrregullim neurogjenik themelor.

Gjatë gjyqit të Folbigg-ut në vitin 2003, prokuroria përdori prova të “rastësisë dhe tendencës” për të pretenduar se Folbigg kishte vrarë gjithashtu Caleb-in. Me fjalë të tjera, pasi dyshohet se ishte përgjegjëse për vdekjen e tre fëmijëve, ka të ngjarë që ajo ta kishte vrarë edhe atë.

Megjithatë, Bathurst zbuloi se dyshimi i arsyeshëm mbi rolin e Folbigg-ut në vdekjen e vëllezërve dhe motrave të tij nënkuptonte se çështja e prokurorisë kundër saj për vrasjen e Caleb-it “bie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat