Shpërthimi i digës përmbyt kopshtin zoologjik në Ukrainë, ngordhin 300 kafshë

Bota

Shpërthimi i digës përmbyt kopshtin zoologjik në Ukrainë, ngordhin 300 kafshë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:41
Ukrainë

300 kafshë ngordhën në një kopsht zoologjik në bregun e lumit Dnipro, pas shpërthimit të digës.

Kopshti zoologjik i quajtur Kazkova Dibrova e ka bërë publik rastin nëpërmjet një postimi në “facebook”.

“Parku ishte i minuar dhe ishte e pamundur të evakuoheshin kafshët,” tha ai.

“Ne u përpoqëm t’i shpëtonim. Çdo ditë nën zjarr dy punëtorë rrezikonin jetën për të shkuar në Dibrovë për të ushqyer kafshët”, shtoi përfaqësuesi i kopshtit zoologjik.

“Tani Rusia ka shkatërruar gjithçka. Shpirti ynë është copëtuar nga dhimbja” përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat