Shpërthimi i digës në Ukrainë, ekipet e shpëtimit: Problem nuk është uji – janë rusët që po na granatojnë

Bota

Shpërthimi i digës në Ukrainë, ekipet e shpëtimit: Problem nuk është uji – janë rusët që po na granatojnë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 08:50
Ukrainë

Shpëtimtarët që punojnë në anën ukrainase të lumit Dnipro raportojnë se kanë punuar nën zjarr.

“Problemi më i madh për momentin nuk është uji, janë rusët në anën tjetër të lumit ata që po na granatojnë”, tha Andrew Negrych, i cili koordinon përpjekjet e shpëtimit për organizatën amerikane të ndihmës Global Empoëerment Mission.

Mbrëmë vonë, le të kujtojmë, gazetarët e Reuters dëgjuan katër sulme artilerie pranë një zone të banuar nga e cila u evakuuan civilët për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shembja e digës Nova Kahovka.

Kryetari pro-rus i qytetit të afërt Nova Kahovka, i cili është nën pushtimin rus, tha se pas shkatërrimit të digës, të paktën shtatë persona u zhdukën.

Asnjë vdekje në lidhje me përmbytjet nuk është raportuar deri më tani, por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se përmbytjet “ndoshta shkaktuan shumë vdekje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat