Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre

Bota

Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Rusia rrëzoi aksidentalisht dronin e saj të prodhuar nga Irani mbi Krime.

Një dron ukrainas u raportuar se u rrëzua në pjesën lindore të gadishullit më 6 qershor nga kreu i Krimesë, Sergey Aksyonov, duke saktësuar se nuk ka të lënduar apo dëme.

Ai ka publikuar edhe një imazh të dronit të rrëzuar. Njoftimi u nda gjithashtu nga shumë kanale pro-ruse në Telegram.

U shfaqën edhe pamjet me dron. Megjithatë, më vonë doli se pajisja e rrëzuar ishte një dron zbulues dhe sulmues Mohajer-6 i Iranit. Drone të tillë përdoren nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Se bëhet fjalë për një dron iranian mund të përcaktohet nga pjesët karakteristike sikur krahët dhe shasia.

“Droni mori zjarr tashmë në ajër, gjë që tregon humbjen e tij nga sistemet kundërajrore. Për shkak të informacionit të parë për rrëzimin e pretenduar të dronit ukrainas, mund të supozohet se Mohajer-6 ra si viktimë e zjarrit miqësor”, shtuan ata.

Analistët vunë në dukje se droni fluturoi pa municion, gjë që “sugjeron se kishte mision të zbulimit ose kthimin nga një sulm me armë tashmë të shpenzuara”.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, komentoi gjithashtu incidentin, duke vlerësuar forcat ruse të mbrojtjes ajrore për “punën e mirë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat