Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Bota

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra ushtarë rusë janë parë duke braktisur pozicionet e tyre në vijën e frontit dhe duke u arratisur prej aty.

Kjo sipas pamjeve të shpërndara në rrjetin social Twitter, nga një faqe e cila publikon vazhdimisht video të luftimeve në Ukrainë.

Sipas mbishkrimit aty ishin rreth 50 ushtarë rusë që braktisën pozicionet e tyre në fushë të hapur.

Nuk ka informacione se në cilën zonë të luftimeve ndodhi kjo dhe kur u kapën këto pamje. Megjithatë, kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka filluar.

Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar së fundmi deri në 1.4 kilometra në disa seksione të vijës së frontit pranë Bakhmutit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat