Sulm ajror në Sudan, vriten 17 persona, mes tyre 5 fëmijë

Bota

Sulm ajror në Sudan, vriten 17 persona, mes tyre 5 fëmijë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:13
Sudan

Një sulm ajror në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, ka vrarë të paktën 17 persona, përfshirë pesë fëmijë, ndërsa luftimet vazhdojnë mes gjeneralëve rivalë që kërkojnë të kontrollojnë vendin.

Sulmi i së shtunës ishte një nga përleshjet më vdekjeprurëse në zonat urbane të Khartoum dhe gjetkë në Sudan midis ushtrisë dhe një grupi të fuqishëm paraushtarak të njohur si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ( RSF).

Sipas ministrisë së shëndetësisë të Sudanit, bombardimi goditi lagjen Yarmouk në Khartoum jugor, ku përleshjet janë përqëndruar javët e fundit. Zona strehon një strukturë ushtarake të kontrolluar nga ushtria.

Një numër i viktimave civile u dërguan në Spitalin Bashair, tha ministria në një postim në Facebook , dhe të paktën 25 shtëpi u shkatërruan.

Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte me avion apo me dron. Avionët e ushtrisë kanë shënjestruar vazhdimisht trupat RSF, ndërsa forcat paraushtarake thuhet se kanë përdorur drone dhe armë kundërajrore kundër pozicioneve të ushtrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat