Grupi Wagner tërhiqet nga Rostovi, televizioni rus publikon pamjet

Bota

Grupi Wagner tërhiqet nga Rostovi, televizioni rus publikon pamjet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas raportimeve nga Rusia Grupi Wagner ka filluar të tërhiqet.

Tashmë stacioni televiziv RT i kontrolluar nga shteti rus po raporton se trupat e Wagner janë duke bërë tërheqjen në Rostov, me videot e ushtarëve të Wagner që duken duke u përgatitur për t’u larguar.

Pamjet mund t’i shihni në këtë LINK të The Guardian që po raporton në vazhdimësi për ngjarjet e sotme në Rusi.

Po kthehemi mbrapsht drejt fushëbetejës, sipas planit”, tha Progozhin në një mesazh në Telegram.

Donin ta shpërbënin kompaninë ushtarake Wagner. Nisëm një marshim për drejtësi më 23 qershor. Për 24 orë u afruam rreth 200 kilometra nga Moska. Në këtë kohë nuk derdhëm asnjë pikë gjak të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur gjaku mund të derdhet. Duke kuptuar përgjegjësinë për mundësinë që gjaku rus mund të derdhet nga njëra palë, po kthejmë kolonat tona mbrapsht dhe po shkojmë në kampe, siç kishim planifikuar”, shtoi ai.

Ndërmjetësimin e Lukashenkos e deklaroi edhe qeveria bjelloruse.

Prej mëngjesit të së shtunës, trupat e grupimit mercenar Wagner, që luftojnë për llogari të Putinit në Ukrainë, u futën në territorin rus dhe u afruan deri në disa qindra kilometra nga Moska, një veprim që u konsiderua si tentativë për grusht shteti.

Shpeshherë, Prigozhin, i konsideruar aleat i ngushtë i Putinit, ka akuzuar ministra dhe gjeneralë rusë për mungesë mbështetjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat