Autoritetet ukrainase: Është krijuar një koalicion për të trajnuar pilotët tanë për aeroplanët F-16

Bota

Autoritetet ukrainase: Është krijuar një koalicion për të trajnuar pilotët tanë për aeroplanët F-16

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Zyrtarisht është formuar një koalicion për trajnimin e pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë perëndimorë F-16.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili arriti sot në Vilnius për samitin e NATO-s, njoftoi pak më parë në Twitter se së shpejti do të fillojnë ushtrimet për pilotët ukrainas.

“Është zyrtare, është formuar një koalicion për trajnimin e pilotëve të Forcave Ajrore të Ukrainës në aeroplanët F-16! Sot, 11 vende partnere dhe Ukraina nënshkruan një memorandum që përcakton kushtet e stërvitjes”, tha Reznikov.

“I jam veçanërisht mirënjohës Danimarkës dhe Holandës për lidershipin e tyre të jashtëzakonshëm në këtë proces. Pilotët, teknikët dhe personeli tjetër ukrainas do të marrin pjesë në programin e trajnimit. Ekziston edhe mundësia që në program të marrin pjesë edhe lloje të tjera avionësh. Koalicioni është gati të shqyrtojë mënyra të tjera për të mundësuar aftësinë e F-16 plotësisht funksionale”, tha Reznikov.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë licencën e prodhimit të këtyre aeroplanëve dhe aktualisht janë kundër dërgimit të tyre në Ukrainë.

SHBA-ja ka deklaruar se aktualisht forcat ukrainase nuk kanë nevojë për këtë lloj armatimi pasi që po furnizohen me armë të tjera duke përfshirë tanke dhe predha të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat