Muajin e ardhshëm do të fillojnë trajnimi i pilotëve ukrainas për aeroplanët F-16

Bota

Muajin e ardhshëm do të fillojnë trajnimi i pilotëve ukrainas për aeroplanët F-16

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Është krijuar një koalicion prej 11 vendeve për të trajnuar pilotët ukrainas që të drejtojnë aeroplanët luftarakë F-16 – dhe puna do të fillojë muajin e ardhshëm.

Zyrtarët thanë se pilotët do të fillojnë në muajin gusht stërvitjen e avancuar në Danimarkë, ndërsa një qendër trajnimi do të krijohet gjithashtu në Rumani, raporton skynews.

Ministri në detyrë i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen u tha gazetarëve në samitin e NATO-s në Vilnius se shpresonte të shihte rezultate “në fillim të vitit të ardhshëm”.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh aeroplanë luftarakë F-16 për të forcuar kundërsulmin e saj kundër Rusisë – por asnjë vend nuk është zotuar të dërgojë aeroplanët në Kiev.

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha se ai ishte “veçanërisht mirënjohës” ndaj Danimarkës dhe Holandës, të cilat kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për të trajnuar pilotët.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë licencën e prodhimit, për momentin janë kundër dërgimit të aeroplanëve pasi që ukrainasit po furnizohen me armatime të tjera moderne në luftën kundër Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat