Vendimi për "hyrjen e Suedisë në NATO" sipas gjykimit të parlamentit turk, thotë Erdogan

Bota

Vendimi për "hyrjen e Suedisë në NATO" sipas gjykimit të parlamentit turk, thotë Erdogan

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarësimi i Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk, ka thënë presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan foli me shtypin në aeroplanin e tij presidencial të enjten, duke u kthyer nga një samit dy-ditor i NATO-s në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë.

Autoriteti për të miratuar protokollet e pranimit të Suedisë është Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Ka një proces që po zhvillohet tani”, citohet të ketë thënë ai. “Parlamenti ynë do të ndjekë hapat e ndërmarrë dhe do të marrë vendimin e duhur në përputhje me interesat e vendit tonë”.

Të hënën, përpara samitit të NATO-s, Erdogan ra dakord t’i përcjellë parlamentit turk kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n pas një takimi trepalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia të përmbushë angazhimet e saj “për të mos u dhënë strehë terroristëve dhe mbështetësve të terroristëve”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat