Rusia në telashe, komandanti legjendar ukrainas rikthehet në fushë-betejë

Bota

Rusia në telashe, komandanti legjendar ukrainas rikthehet në fushë-betejë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:32
Vladimir Putin

Komandanti i Azovit, Denis Prokopenko, i cili pas rënies së Mariupolit kaloi nëpër “ferrin” e kampeve ruse, u kthye përsëri në njësinë e tij. Prokopenko në fundjavë ka vizituar kampin ushtarak të Azovit dhe nga fotot shihet se ai është i veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur, siç shkruan Slobodna Dalmacija.

“Ndërsa isha në robëri, thashë se për mua lufta nuk do të përfundojë derisa të kthejmë luftëtarin tonë të fundit nga robëria dhe të kthejmë kufijtë e Ukrainës në gjendjen e vitit 1991. Unë jam një ushtar. Unë nuk jam i interesuar për asnjë aktivitet tjetër përveç ushtarak”, u tha Prokopenko anëtarëve të njësisë.

Luftëtarët e Azov kanë pritur për kthimin e tij për më shumë se një vit. Pas rënies së Mariupolit, Prokopenko u kap me luftëtarë të tjerë të mbijetuar. Ai ishte në robërinë ruse për katër muaj dhe më pas, së bashku me 215 luftëtarë ukrainas, u këmbye me Viktor Medvedchuk, një politikan ukrainas, dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit.

Ndërsa shumica e të shkëmbyerve u kthyen në Ukrainë, pesë komandantë të Azov mbetën në arrest shtëpiak në Turqi. Ata u vizituan nga zyrtarë ukrainas dhe pika e kthesës ndodhi më 8 korrik, kur së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, hipën në aeroplan dhe u kthyen në shtëpi. Lirimi i tyre shkaktoi një zemërim të madh në mesin e blogerëve ushtarakë rusë.

Pasi komandantët e Azov u kthyen në Ukrainë, Prokopenko se ai synon të kthehet në luftë.Shumë polemika janë të lidhura me Azov. Njësia fitoi famë pas aneksimit rus të Krimesë në 2014. Një organizatë paraushtarake ultra-nacionaliste, neo-naziste, bërthama e së cilës ishin huliganët e futbollit, mori pjesë në luftën e përgjakshme të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat