Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për dokumentet e klasifikuara caktohet për në maj të vitit 2024

Bota

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për dokumentet e klasifikuara caktohet për në maj të vitit 2024

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:49
Donald Trump

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten që gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e dokumenteve të klasifikuara që i solli prokurori i posaçëm Jask Smith, të fillojë nga mesi i majit të vitit 2024.

Gjykatësja e qarkut amerikan Aileen Cannon tha se një periudhë gjyqi dyjavore do të fillonte më 20 maj.

Në rast se ky afat kohor qëndron, atëherë gjyqi do të binte në periudhën kur partia republikane do të mbante votimet e brendshme për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtëpinë e Bardhë.

Do të ishte një goditje për Trumpin dhe ekipin e tij ligjor, të cilët donin të shtynin gjyqin derisa të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në nëntor të vitit 2024.

Sidoqoftë, urdhri i Cannon do të thotë gjithashtu se çështja do të shpaloset me një periudhë shumë më të ngadaltë se ajo që propozoi ekipi i Smith, kur rekomandoi që gjyqi të fillonte në mes të dhjetorit të këtij viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat