Në vendin ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit, është rrafshuar nga buldozerët

Bota

Në vendin ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit, është rrafshuar nga buldozerët

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 07:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur ceremonia private dhe disi e fshehtë e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë qindra persona, edhe pse në mesin e tyre nuk ishte presidenti rus Vladimir Putin.

Siç është bërë e ditur edhe më parë nga Kremlini, prezenca e Putinit nuk ishte planifikuar në këtë ceremoni varrimi.

E derisa në tërë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin, pritet që zyra e hetimeve në një moment të zbulojë shkaqet.

Ndërkohë lajmi se në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit është “rrafshuar” ka bërë bujë të madhe.

CNN raporton se ai vend është rrafshuar me buldozerë.

“Vendi ku u rrëzuar aeroplani është rrafshuar plotësisht me tokë nga buldozerët, që në shikim të parë të duket sikur nuk është rrëzuar fare ndonjë aeroplan këtu”, tha gazetari Matthew Chains i cili aktualisht gjendet në Rusi.

Siq tregojnë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, në një moment në zonën e “pastruar” ku disa ditë më parë gjendeshin copëzat e aeroplanit, ka mbetur vetëm një gurë i mbuluar me lule.

Kujtojmë që aeroplani u rrëzua më 23 gusht, kurse kur ekipi i CNN-it arriti në vendin e ngjarjes të hënën në mëngjes, të gjitha copat e aeroplanit ishin larguar.

Ajo zonë ishte rrafshuar nga buldozerët, qëndronte vetëm një memorial i vogël i improvizuar me lule dhe emblemën e grupit Wagner. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat