Shifra dramatike nga përmbytjet në Libi, shkon në 11.300 numri i të vdekurve

Bota

Shifra dramatike nga përmbytjet në Libi, shkon në 11.300 numri i të vdekurve

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 10:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se një javë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Derna, një qytet me 100,000 banorë në Libinë lindore, për shkak të stuhisë Daniel, Kombet e Bashkuara njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar në 11,300.

Rreth 10,100 persona të tjerë mbeten të zhdukur në Derna, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore, sipas shifrave të OCHA. Qindra trupa të pajetë u gjetën në një plazh.

Një ekip shpëtimi nga Malta gjeti qindra trupa në një plazh në Derna, i cili u godit nga përmbytjet të premten, njoftoi Agjencia për Mbrojtjen Civile të Maltës. “Ka qenë ndoshta rreth 400, por është e vështirë të thuhet,” tha Natalino Bezina, kreu i ekipit maltez, për gazetën Times of Malta.

Malta të mërkurën vendosi në terren një ekip prej 72 shpëtimtarësh nga ushtria dhe shërbimi i mbrojtjes civile. Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një ekip prej katër vetash, të cilët fillimisht gjetën shtatë trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, në një shpellë buzë detit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat