Azerbajxhani ndal ofensivën e Karabakhut pas marrëveshjes së armëpushimit me separatistët armenë

Bota

Azerbajxhani ndal ofensivën e Karabakhut pas marrëveshjes së armëpushimit me separatistët armenë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 08:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar se sovraniteti i vendit të tij është rivendosur mbi Nagorno-Karabakh pas një ofensive ushtarake 24 orëshe kundër forcave etnike armene.

Aliyev vlerësoi siç tha heroizmin e ushtrisë së Azerbajxhanit disa orë pasi forcat e Karabakhut ranë dakord të dorëzoheshin, raporton BBC.

Rreth 120,000 armenë etnikë jetojnë në rajonin e Kaukazit Jugor, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Zyrtarët armenë raportuan se të paktën 32 njerëz u vranë, duke përfshirë shtatë civilë dhe 200 të tjerë u plagosën.

Megjithatë, sipas një zyrtari armen të të drejtave të njeriut, të paktën 200 njerëz u vranë dhe më shumë se 400 u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat