Blinken: Kemi raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë disa amerikanë

Bota

Blinken: Kemi raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë disa amerikanë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:43
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për CNN për sulmin e madh ndaj Izraelit nga militantët palestinezë.

Ai thotë se qeveria amerikane ka marrë raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë edhe disa shtetas amerikanë – dhe se zyrtarët po përpiqen t’i verifikojnë ato raporte.

SHBA-ja “ka gjasa” të jap detaje mbi ndihmën e re ushtarake për Izraelin më vonë sot, thotë ai.

“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i nevojitet”.

Ndryshe, deri më tani është konfirmuar se numri i të vrarëve në Izrael nga sulmet e Hamasit ka shkuar në 600 derisa në Gaza 370.

Mijëra njerëz janë plagosur nga të dyja anët e luftimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat