Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë, thotë veterani ushtarak i Norvegjisë, Robert Mood

Bota

Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë, thotë veterani ushtarak i Norvegjisë, Robert Mood

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:14
Donald Trump

Norvegjia nuk mund të mbështetet në mbrojtjen e Donald Trump, ne duhet të rrisim në mënyrë dramatike shpenzimet e mbrojtjes. Evropa është në luftë kundër një superfuqie agresive me një president despotik, dhe kjo është shumë më e rëndësishme për gatishmërinë tonë sesa të kemi mjaft qumësht dhe vezë nëpër dyqane.

Është krejtësisht e turpshme që ne duhet të jemi nën presion për të blerë sigurime lufte nga një ngacmues si Donald Trump, dhe kërcënimet e tij për ta lënë Evropën në baltë.

Norvegjia jo që mund të përballojë vetëm me dy për qind të produktit kombëtar bruto (PBB) për mbrojtje, përderisa ne duhet të jemi më të mirët në klasën e NATO-s për të ndalua akuzat e Donald Trump për të qenë pasagjerë të lirë njëherë e përgjithmonë.

Cili do shtet ka disa privilegje dhe disa detyra të rëndësishme që t'u sigurojë qytetarëve të tij sigurinë dhe të ketë monopolin në mbledhjen e taksave dhe në përdorimin legjitim të forcës!   Shteti norvegjez është i mirë në mbledhjen e taksave dhe zbatimin e një monopoli mbi forcën, por frika në rritje e luftës tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë janë të pasigurt. Tani kemi shpenzuar dhjetë vjet duke përmbushur zotimin e NATO-s për të shpenzuar dy për qind të PBB-së në mbrojtje dhe ende nuk e kemi arritur objektivin.

Ne duhet të mësojmë nga historia, (Karl Marksi është i njohur me këtë  deklaratë) se ata që nuk e njohin historinë e tyre janë të dënuar ta përsërisin atë.

Ndërsa Adolf Hitleri dhe nazistët fituan zgjedhjet në Gjermani, Norvegjia u çarmatos. Forcat gjermane ishin superiore në pushtimin e Norvegjisë më 9 prill dhe iu deshën vetëm dy muaj për të marrë pushtetin në Norvegji.

Nën udhëheqjen e Vladmir Putin, Rusia ka sulmuar disa vende fqinje, dhe së fundmi Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Norvegjia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'u përgatitur për një pengesë të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat