Evakuohet qendra tregtare, 5 të vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë

Bota

Evakuohet qendra tregtare, 5 të vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë

Nga: Bota sot Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:26 Përditësuar në ora: 12:06 më 13.04.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ende nuk dihet motivi i sulmit në Sidnej, policia nuk përjashton terrorizmin

Policia thotë se nuk kanë ende një motiv të qartë në lidhje me sulmuesin që vrau gjashtë persona dhe ka plagosur disa të tjerë, përfshirë një foshnje.

Ndihmës komisioneri, Anthony Cooke tha se burri kishte qenë në qendër, u largua, pastaj u kthye, në atë moment ai filloi të godiste me thikë njerëzit e pranishëm, njofton The Guardian.

Asnjë ideologji apo motiv nuk është i qartë.

I pyetur nga një gazetar nëse policia po përjashtonte terrorizmin, Cooke tha:

“Nuk përjashtojmë asgjë”.

Pesë persona të vrarë si pasojë e sulmit me thikë në Sidnej

Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të prekurve në këtë incident.

Në disa pamje më herët rrjetet sociale janë parë disa viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.

Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.

Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë.

​Sulmi me thikë në një qendër tregtare në Australi, sulmuesi qëllohet nga policia

Një person u qëllua dhe disa njerëz u goditën me thikë në një qendër tregtare të Sidneit të shtunën, tha policia australiane.

Incidenti ndodhi brenda Westfield Bondi Junction, sipas një deklarate nga Policia e Uellsit të Ri Jugor për CNN.

Oficerët thanë se ata u thirrën në vendin e ngjarjes pas raportimeve për disa njerëz të therur me thikë dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë blerësit që vrapojnë nga daljet e shumta të qendrës tregtare, ndërsa helikopterët e policisë mund të dëgjohen lart.

Policia nuk konfirmoi nëse ata qëlluan një të dyshuar apo nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.

“Hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë dhe nuk ka detaje të tjera”, thuhet në deklaratë.

Dega australiane e CNN, 9 News Sydney, foli me një dëshmitar okular i cili tha se njerëzit po vraponin nëpër qendrën tregtare dhe po binin mbi njëri-tjetrin, duke e përshkruar situatën si "rrëmujë".

Kanalit 9 iu tha se njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtasin: “Mos zbrit, ka pasur një therje, ka pasur një therje”.

Media shfaqi gjithashtu video live të njerëzve që futeshin në ambulanca dhe trajtoheshin në vendngjarje.

Kryeministri i Australisë shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Sidnej

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit masiv në Sidnej të Australisë.

Ai reagimin e tij e bëri në X.

"Unë jam informuar nga AFP për ngjarjet shkatërruese në kryqëzimin Bondi. Tragjikisht, janë raportuar viktima të shumta dhe mendimet e para të të gjithë australianëve janë me të prekurit dhe të dashurit e tyre. Zemrat tona janë për të plagosurit dhe falënderojmë ata që kujdesen për ta, si dhe policinë tonë të guximshme dhe reaguesit e parë”, shkroi Albanese.

Raportohet se katër persona kanë vdekur, ndërkaq numri i të therurve mendohet të jetë i lartë.

Një foshnje në mesin e të therurve në Sidnej

Një foshnje thuhet se është në mesin e viktimave të një sulmi masiv me thikë në një qendër tregtare në Sidnej të Australisë, ku raportohet se një burrë ndoqi viktimat e tij.

Policia konfirmoi se disa persona janë goditur me thikë dhe një person është qëlluar me armë zjarri.

Ndërkaq raportohet edhe për katër persona të vdekur, shkruajnë mediat australiane.

Ato thonë se një incident kritik ka filluar pas një goditjeje masive me thikë dhe një të shtëna në Westfield Bondi Junction kur qendra tregtare ishte e mbushur me blerës.

Sulmi në Sydney, raportohet për katër të vdekur

Besohet se katër persona kanë vdekur në incidentin në kryqëzimin Bondi të Sydney të Australisë.

Sipas raportimin të The Guardian, nuk dihet se a përfshihet sulmuesi në numrin e të vdekurve.

Numri i të therurve është raportuar të jetë i lartë.

Ndërkaq një person është qëlluar me armë.

Disa persona të therur dhe një i plagosur në një qendër tregtare në Sydney

Një burrë u qëllua në një qendër tregtare në Sydney të shtunën pas raportimeve për disa njerëz të therur me thikë, tha policia në qytet.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në Westfield Bondi Junction pas raportimeve, tha në një deklaratë Policia e Uellsit të Ri Jugor.

“Njerëzve u kërkohet të shmangin zonën”, thuhet në deklaratë. “Hetimet në lidhje me ngjarjen janë duke vazhduar dhe nuk ka detaje të tjera”.

Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare pas incidentit, raportoi faqja e lajmeve news.com.au.

Transmetuesi shtetëror ABC raportoi se disa njerëz mbetën të bllokuar brenda. Dy dëshmitarë i thanë Reuters se dëgjuan të shtëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat