Kryeministrja italiane bën thirrje për pjesëmarrjen e SHBA-së në Samitin e ardhshëm të liderëve evropianë për Ukrainën!

Bota

Kryeministrja italiane bën thirrje për pjesëmarrjen e SHBA-së në Samitin e ardhshëm të liderëve evropianë për Ukrainën!

Më: 27 mars 2025 Në ora: 17:59
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në Samitin e sotëm të Ukrainës në Paris, tha se shpreson që në samitin e ardhshëm të ketë të pranishëm në samit një delegacion amerikan.

Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.

“Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjesë në konferencën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Melonit.

Kryeministrja italiane përsëriti qëndrimin se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.

Për kryeministren italiane tha se është gjithashtu “e rëndësishme” shtrirja e armëpushimit të pjesshëm në infrastrukturën civile, si shkollat dhe spitalet, me qëllimin përfundimtar për një armëpushim të plotë në Ukrainë”.

Në këtë kontekst, Meloni tha se “Kombet e Bashkuara mund të luajnë një rol”.

Aleatët evropianë të Ukrainës kundërshtuan sot njëzëri heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat