Shkon në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani

Bota

Shkon në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani

Më: 31 mars 2025 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Ka arritur në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti 7.7 ballë rihter që goditi Birmaninë të premten, transmeton agjencia “AP”.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se Birmania mund të përballet me uri dhe shpërthim të sëmundjeve. Birmania edhe ashtu ishte e sfiduar nga lufta civile që e ka prekur me vite.

Tërmeti kishte epiqendrën në afërsi të qytetit të dytë më të madh të Birmanisë, Mandalay.

Dëmtoi aeroportin e qytetit, shkatërroi rrugët dhe shembi qindra shtëpi e ndërtesa.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat