Shpëton qeni i frikësuar pasi humbi për 529 ditë në Australi

Bota

Shpëton qeni i frikësuar pasi humbi për 529 ditë në Australi

Më: 27 prill 2025 Në ora: 20:11
Kangala Rescue

Kangala Rescue është e emocionuar për të njoftuar shpëtimin e suksesshëm të Valerie, që u zhduk në ishullin Kangur 529 ditë më parë.

Kështu nis mesazhi i publikuar nga OJQ-ja australiane për shpëtimin e kafshëve e themeluar në ishullin Kangur pas zjarreve shkatërruese 2020, raporton KosovaPress.

Ata gjithashtu shpjegojnë se Valerie është "e sigurt dhe e shëndoshë" dhe në një pozicion për të "filluar procesin e kthimit te pronarët e saj të dashur, Josh dhe Georgia".

Fundi i lumtur i kësaj historie vjen pasi vullnetarët e Kangala Rescue i kanë kushtuar më shumë se 1.000 orë kërkimit të Valerie, gjatë së cilës ata kanë udhëtuar më shumë se 5.000 kilometra me automjetet e tyre private.

Në nëntor 2023, Josh dhe Georgia shkuan me pushime në ishullin Kangur, në brigjet e Australisë, ku fushuan.

Një ditë, kur ata ishin në gjirin e Stokes, Valerie donte t'i ndiqte në plazh dhe arriti të hidhej nga rrethimi i saj. Kur disa njerëz e panë dhe donin ta kapnin, qeni i frikësuar iku.

Për ditë të tëra Josh dhe Georgia kërkuan Valerien pa sukses, dhe u kthyen në shtëpi, në kontinentin australian.

Kaloi më shumë se një vit dhe në mars 2025, kur dukej e pamundur që të kishte mbijetuar gjatë vetëm në natyrë, pronarët morën lajmin se një qen që frikësohej nga kalimtarët dhe veturat, me një jakë rozë, ishte parë 15 kilometra larg Gjirit Stokes.

Kangala Rescue nisën një operacion që zgjati për javë të tëra, por që përfundoi duke dhënë fryte.

"Ekipi Kangala aktualisht po bën një pauzë të shkurtër për të përpunuar këtë rezultat të mahnitshëm dhe për t'u mbledhur pas përpjekjeve intensive të shpëtimit," tha grupi.

Valerie tani do të pushojë në ishullin Kangur për një javë përpara se të ribashkohet me pronarët e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat