Studimi i ri: Kafshët e gjetura 14 mijë vjeçare në Siberi mund të mos jenë qen

Bota

Studimi i ri: Kafshët e gjetura 14 mijë vjeçare në Siberi mund të mos jenë qen

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 21:23
Kafshët e gjetura 14 mijë vjeçare në Siberi

Dy "qenë të vegjël" të gjetur nga Epoka e Akullit në Siberinë veriore në vitin 2011 mund të mos jenë qen, sugjeron një hulumtim i ri.

Ende të mbuluar me lesh dhe të ruajtur natyrshëm në akull për mijëra vjet, të ashtuquajturit “këlyshët” e gjetur në Tumat të Siberisë përmbajnë mbetje të vaktit të tyre të fundit në stomakun e tyre, duke përfshirë mishin e rinoqerontit dhe pendët nga një zog i vogël.

Më herët, mendohej se ishin qen të hershëm të zbutur ose ujqër që jetonin pranë njerëzve.

Mbetjet e tyre u gjetën pranë kockave të mamutëve që njerëzit i kishin djegur dhe prerë më parë, duke sugjeruar se këto kafshë jetonin afër vendit ku njerëzit i prisnin mamutët.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Quaternary Research, shkencëtarët tani besojnë se janë këlyshë dymuajsh që nuk tregojnë shenja kontakti me njerëzit.

Ata arritën në këtë përfundim duke analizuar të dhënat gjenetike nga përmbajtja e zorrëve dhe gjurmët kimike në kocka, dhëmbë dhe inde të buta.

Asnjë nga kafshët e mumifikuara, që besohet t’i takojnë gjinisë femërore, nuk tregojnë shenja sulmi ose lëndimi, duke treguar se ata ngordhën papritur kur strofulli i tyre nëntokësor u shemb dhe i varrosi më shumë se 14 mijë vjet më parë,raporton KosovaPress.

Sasia e madhe e të dhënave nga këto mbetje ofron një pasqyrë të jetës së përditshme të kafshëve nga Epoka e Akullnajave, duke përfshirë zakonet e tyre dietike, të cilat ishin të ngjashme me sjelljen e ujqërve të ditëve të sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat