Fillimisht, ai u përqendrua te infrastruktura bërthamore dhe ushtarake e Iranit, duke goditur jo vetëm objektet, por edhe personat që i drejtojnë ato.
Tani po raportohen sulme edhe ndaj zonave rezidenciale, depozitave të karburantit, ministrive, madje edhe një sulm 2,000 kilometra larg Izraelit mbi një avion furnizues në aeroportin e Mashhadit.
Numri i viktimave në Iran po bëhet gjithashtu më i qartë, raporton BBC transmeton "Bota sot".
Ushtria izraelite ka folur për “hapjen e një rruge drejt Teheranit”, ndërsa ministri i mbrojtjes, Israel Katz, ka kërcënuar se do ta djegë kryeqytetin iranian nëse Irani vazhdon të lëshojë raketa drejt Izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është në anën e popullit iranian, duke cituar madje edhe sloganin e famshëm të protestave masive në Iran disa vite më parë: “Grua, Jetë, Liri”.
Ndërkohë, edhe vetë izraelitët po përjetojnë shkatërrim dhe humbje jete në zona të qeta rezidenciale – pavarësisht mbrojtjes nga sistemi “Iron Dome”.
Të tilla sulme vetëm sa duket se po e shtyjnë qeverinë izraelite ta intensifikojë edhe më shumë ofensivën ndaj Iranit.
Por duke vepruar kështu, Izraeli rrezikon që objektivi i shpallur – një luftë kundër regjimit islamik dhe synimeve të tij bërthamore – të perceptohet gjithnjë e më shumë si një luftë kundër vetë popullit iranian.