OKB kërkon ndaljen e përshkallëzimit pas sulmeve Iraniane në bazat amerikane

Bota

OKB kërkon ndaljen e përshkallëzimit pas sulmeve Iraniane në bazat amerikane

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 20:35
Stephane Dujarric

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar të hënën kundër përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas raportimeve për sulme iraniane ndaj një baze ajrore amerikane në Katar.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për media tha:

“Nuk kam parë ende raportet që përmendët, por siç ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm António Guterres, çdo rritje e aktivitetit ushtarak apo veprim hakmarrës vetëm sa e shton destabilizimin.”

Dujarric theksoi më tej se përshkallëzimi i fundit “na shtyn edhe më thellë në atë që Guterres e quajti dje si ‘vrima e hakmarrjes’”.

I pyetur nëse personeli i OKB-së me bazë në Katar është zhvendosur për arsye sigurie, ai tha se nuk ka informacion për ndonjë lëvizje të tillë.

Deklaratat e OKB-së vijnë pas raportimeve nga media iraniane se Teherani ka nisur një operacion ushtarak ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak, të quajtur “Operacioni Bashayer Al-Fath”, transmeton Anadol Ajansi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat