Kim Jong Un dhe Putini do jenë pjesëmarrës në paradën ushtarake të Kinës në Pekin

Bota

Kim Jong Un dhe Putini do jenë pjesëmarrës në paradën ushtarake të Kinës në Pekin

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 08:20
Foto nga takimi

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Pekin javën e ardhshme së bashku me Vladimir Putinin e Rusisë, tha ministria e jashtme e Kinës, në atë që do të jetë një vizitë historike.

Kjo vjen disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se donte të takohej me Kim-in, i cili rrallë bën vizita të huaja, dhe ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Parada e "Ditës së Fitores" e Kinës më 3 shtator do të shënojë 80-vjetorin e dorëzimit zyrtar të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e konfliktit.

Ngjarja tani sinjalizon një fitore të rëndësishme diplomatike për udhëheqësin kinez Xi Jinping, i cili ka shtyrë për një rend të ri botëror të udhëhequr nga Pekini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat