Presidenti rus Vladimir Putin tha se plani i Donald Trump për Ukrainën "mund të shërbejë si bazë për t'i dhënë fund konfliktit".
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan iniciativat paqësore të presidentit amerikan për zgjidhjen e çështjes ukrainase edhe para samitit të Alaskës, tha udhëheqësi rus gjatë një takimi pune me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, sipas Tass, transmeton Ansa.
Deklarata:
"Ne nuk e kemi diskutuar publikisht, vetëm në terma shumë të përgjithshëm, por nuk është sekret: Plani paqësor i Presidentit Trump për Ukrainën u diskutua para takimit të Alaskës", zbuloi presidenti.