Pasi aprovuan Ozempic/ OBSH rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

Bota

Pasi aprovuan Ozempic/ OBSH rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 21:49
Foto ilustruese

Organizat Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar së fundmi përdorimin e medikamenteve të rej për të ulur kurbën e obezitetit duke kërkuar nga kompanitë farmaceutike të ulin çmimet.

Medikamentet për të cilat kërkohet ulja e çmimit dhe zgjerimi i bazës së aksesit për vendet me të ardhura të ulëta janë Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro, të cilët sugjerohen krahas një diete të shëndetshme, ushtrimeve fizike dhe mbështetjes mjekësore.

Sipas OBSH-së aktualisht në medikamentet në fjalë kanë mundësi për akses 10% e popullsisë së botës deri në vitin 2030, ndërkohë që epidemitë e obezitetit janë më emergjente në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe ishujt e Paqësorit.

Vetëm medikamenti Wegovy ishte i disponueshëm vetëm në 15 vende në fillim të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat