Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff do të takohet të hënën me Zelenskyn dhe liderët europianë

Bota

Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff do të takohet të hënën me Zelenskyn dhe liderët europianë

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 08:32
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Berlin për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit europianë, raportoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte të enjten, kancelari gjerman Friedrich Merz ftoi Shtetet e Bashkuara të bashkohen në bisedimet në Berlin të hënën, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila filloi gati katër vjet më parë me pushtimin e Rusisë.

Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të dërguar të dërguarin e tij special në Berlin tregon gatishmërinë e Uashingtonit për të kapërcyer mosmarrëveshjet e mbetura midis Kievit dhe Moskës mbi kushtet e një plani të propozuar paqeje.

Të enjten, Trump e bëri të qartë se do të dërgonte një zyrtar në takim vetëm nëse besonte se kishte përparim në bisedimet e paqes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat