Kryeministri australian bën thirrje për masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes

Bota

Kryeministri australian bën thirrje për masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 07:20
Kryeministri australian Anthony Albanese

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që synonte një festival hebre.

15 persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah, shkruan BBC,

Ligjet e reja do të synojnë “ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim”, u tha Albanese gazetarëve në Canberra.

Ministri i Punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor “parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat