Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Zelandën e Re verilindore të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Tërmeti ndodhi pranë Ishujve Kermadec në orën 10:39 GMT dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 184.2 kilometrash, tha USGS.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme në kohën e publikimit.
Ndërkohë, Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat fillimisht e mati magnitudën e tërmetit si 6.2, përpara se ta zvogëlonte atë në 6.1.