Franca i kërkon Izraelit të mos nisë operacion tokësor në Liban

Bota

Franca i kërkon Izraelit të mos nisë operacion tokësor në Liban

Më: 24 mars 2026 Në ora: 17:15
Jean-Noël Barrot

Franca i ka kërkuar Izraelit të shmangë dërgimin e forcave tokësore në Libanin jugor, duke paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare të një veprimi të tillë.

Ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot tha se Franca i bën thirrje Izraelit “të përmbahet nga operacione të tilla tokësore që do të kishin pasoja të mëdha humanitare dhe do ta përkeqësonin më tej situatën tashmë të vështirë në vend”.

Deklaratat e tij erdhën pasi Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte ndërmend të merrte kontrollin e zonës së Libanit jugor deri në lumin Litani.

Zonë kjo e cila ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat