Kongresmenja republikane Nancy Mace thotë se nuk do të mbështesë vendosjen e trupave amerikane në Iran pasi u largua nga një informim nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbi konfliktin.
Përfaqësuesja për Karolinën e Jugut thotë në një postim në X:
"Unë nuk do të mbështes trupat në terren në Iran, aq më tepër pas këtij informimi."
Ajo shton në një postim tjetër se hendeku midis asaj që iu prezantua publikut amerikan dhe objektivave ushtarake të paraqitura sot është "thellësisht shqetësues".