Shpëtohen 4 persona në Laos pas më shumë se një jave të bllokuar në shpellë

Bota

Shpëtohen 4 persona në Laos pas më shumë se një jave të bllokuar në shpellë

Më: 31 maj 2026 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë katër persona nga një shpellë e përmbytur në Laos të shtunën, kanë bërë të ditur vullnetarët tajlandezë të shpëtimit.

Sipas tyre, një person tjetër ishte shpëtuar më herët, të premten në mbrëmje, duke e çuar në pesë numrin e të nxjerrëve deri tani, shkruan Reuters.

Shtatë shtetas nga Laosi kishin hyrë në një shpellë në provincën Xaisomboun për të kërkuar ar, por mbetën të bllokuar për më shumë se një javë pasi rritja e nivelit të ujit ua bllokoi daljen.

Dy persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat