Psikologia vishet si Buzz Lightyear për të ndihmuar 4-vjeçarin të bëjë rezonancën magnetike, pamjet bëhen virale

Bota

Psikologia vishet si Buzz Lightyear për të ndihmuar 4-vjeçarin të bëjë rezonancën magnetike, pamjet bëhen virale

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 09:20
Psikologia

Një moment prekës është regjistruar në një njësi spitalore, ku një djalë 4-vjeçar arriti të përfundojë me sukses një procedurë rezonance magnetike pa përdorimin e anestezisë, falë një qasjeje të veçantë që e ndihmoi të përballonte ankthin.

Për ta bërë procedurën më të lehtë për pacientin e vogël, psikologu klinik Christian Cano, i specializuar në trajtimin e fobive dhe ankthit, u vesh si personazhi i njohur i animacionit Buzz Lightyear nga “Toy Story”, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe të sigurt brenda dhomës së ekzaminimit.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, fëmija u shoqërua gjatë gjithë procesit nga ky “heroi i tij i preferuar”, duke e shndërruar një procedurë të vështirë mjekësore në një përvojë të ngjashme me një “mision hapësinor”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristian Cano (@cri1400)

Në postimin që shoqëron videon thuhet se, pavarësisht moshës së vogël, ai tregoi një qetësi dhe kurajë të veçantë, duke arritur të përfundojë ekzaminimin pa nevojën e anestezisë. Ngjarja është përshkruar nga stafi mjekësor dhe familja si një moment i mbushur me emocion dhe gëzim. Rasti është vlerësuar si një shembull pozitiv i mënyrave kreative që profesionistët shëndetësorë mund të përdorin për të reduktuar frikën dhe ankthin tek fëmijët gjatë procedurave mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat