Guterres në hapjen e Asamblesë së OKB-së: Vijat e çarjes në botën tonë po thellohen

Bota

Guterres në hapjen e Asamblesë së OKB-së: Vijat e çarjes në botën tonë po thellohen

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 15:52
Antonio Guterres

Në hapjen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) për këtë vit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se "çarjet në botën tonë po thellohen".

Rreth 130 krerë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore njëjavore për të përcjellë një mesazh nga kombet e tyre drejt botës, raporton BBC.

Presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë fjalim më vonë, ashtu si edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Ndërkohë, Trump do të zhvillojë takimin e tij të parë ballë për ballë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, i cili ka shprehur shpresën se të dy mund të gjejnë një "gjuhë të përbashkët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat