Grenlanda reagon pas marrëveshjes së sigurisë SHBA-Danimarkë: Angazhimi ynë ndaj NATO-s nuk vihet në dyshim

Bota

Grenlanda reagon pas marrëveshjes së sigurisë SHBA-Danimarkë: Angazhimi ynë ndaj NATO-s nuk vihet në dyshim

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 18:54
Jens-Frederik Nielsen

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka përshëndetur marrëveshjen e re të sigurisë të arritur mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës, duke theksuar se dokumenti merr parasysh të drejtat dhe interesat e popullsisë së territorit autonom.

Nielsen tha se marrëveshja njeh të drejtat, mënyrën e jetesës dhe zhvillimin e Grenlandës, duke shtuar se këto kanë qenë ndër prioritetet kryesore të autoriteteve gjatë negociatave.

Sipas tij, situata e sigurisë në Arktik është duke ndryshuar dhe Grenlanda i njeh kërcënimet e përmendura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Duke iu referuar marrëdhënieve me NATO-n dhe aleancën perëndimore, Nielsen tha se marrëveshja duhet t’i japë fund çdo dyshimi lidhur me orientimin e Grenlandës.

“Angazhimi ynë ndaj kësaj aleance dhe ndaj sigurisë që kemi ndërtuar së bashku nuk vihet në dyshim”, deklaroi ai.

Kryeministri i Grenlandës theksoi gjithashtu se vendi do të vazhdojë të jetë një “mik i palëkundur” i Shteteve të Bashkuara dhe pjesë e Aleancës Perëndimore.

Deklaratat e Nielsen vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të sigurisë mes SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës, pas një periudhe tensionesh lidhur me të ardhmen dhe statusin e territorit autonom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat