Bashkimi Evropian ka kërkuar statusin e vëzhguesit në një koalicion të ri detar të udhëhequr nga Arabia Saudite, që synon të mbrojë eksportet e energjisë të këtij vendi.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e bëri të ditur kërkesën të hënën, para një takimi në Bruksel. Ajo tha se do të kërkojë edhe zgjerimin e misionit detar evropian ASPIDES në Detin e Kuq.
Sipas Kallasit, nevojiten më shumë anije për të shoqëruar anijet tregtare në ngushticën Bab el-Mandeb dhe për t’i mbrojtur ato nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit.
Ende nuk është e qartë çfarë roli praktik do të kishte BE-ja si vëzhguese në koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, shkruan AP.