Zgjedhjet në Zelandën e Re, ende nuk dihet kush do ta formojë qeverinë

Bota

Zgjedhjet në Zelandën e Re, ende nuk dihet kush do ta formojë qeverinë

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 09:50
Christopher Luxon

Zgjedhjet parlamentare në Zelandën e Re kanë përfunduar pa një rezultat përfundimtar që do të përcaktonte qartë formimin e qeverisë së ardhshme, përcjell “Bota sot”.

Sipas agjencisë “Reuters”, dy blloqet kryesore politike kanë dalë pothuajse të barabarta në rezultatet fillestare, ndërsa rreth 14 për qind e votave ende nuk janë numëruar.

Vëmendja është përqendruar te deputetët dhe partitë më të vogla, të cilat mund të kenë rol vendimtar në përcaktimin e shumicës parlamentare.

Rezultati përfundimtar pritet të qartësojë raportin e forcave në parlament, ndërsa negociatat mes partive politike do të përcaktojnë se kush do ta marrë drejtimin e vendit në mandatin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat