Telashe për Lance Armstrong, djali i tij përfundon në burg

Çiklizëm

Telashe për Lance Armstrong, djali i tij përfundon në burg

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:33
Telashe për Lance Armstrong, djali i tij përfundon në burg

Sërish probleme për ikonën e çiklizmit Lance Armstrong. Djali i tij, Luke, është arrestuar për dhunë seksuale, pas denoncimit që ka bërë një vajzë, që e ka akuzuar se ka abuzuar me të pas një feste në Austin, në vitin 2018.

Asokohe, vajza ishte 16 vjeçe, ndërsa Armstrong Jr. 18 vjeç dhe ishte një lojtar premtues i futbollit amerikan. Pasi është dërguar në rajon, Luke Armstrong është lënë i lirë me besim në pritje që të zhvillohet seanca e parë gjyqësore.

Gjithsesi, sipas ligjit amerikan, nëse vërtetohen akuzat, ai rrezikon deri në 20 vite burg. Avokati i familjes, Randy Leavitty, ka mohuar çdo akuzë dhe ka siguruar se Luke dhe vajza kanë patur një lidhje normale mes tyre, që ka zgjatur disa muaj.

Ai ka shtuar se Lance Armstrong dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë, duke ofruar të gjitha provat dhe dëshimtë e nevojshme për të vërtetuar pafajësinë e djalit të tij,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat