Gruaja që shkaktoi kaos: Bëra një gabim dhe më vjen turp

Çiklizëm

Gruaja që shkaktoi kaos: Bëra një gabim dhe më vjen turp

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:55
Gruaja që shkaktoi kaos: Bëra një gabim dhe më vjen turp

Vazhdon të qëndrojë në paraburgim gruaja që shkaktoi aksidentin masiv në etapën e parë të Turit të Francës, ku dhjetra çiklistë u rrëzuan në rrugë. Disa prej tyre pësuan dëmtime dhe disa të tjerë u tërhoqën nga turneu.

Shkak u bë një 30-vjeçare franceze, që mbante një pankartë, e cila pengoi çiklistët, që më pas u rrëzuan njëri pas tjetrit në një rrugë të ngushtë. Policia, që vijon hetimet, e ka shtyrë edhe më 24 orë masën e arrestit ndaj gruas.

“Bëra një gabim dhe më vjen turp për atë dëm të madh që kam shkaktuar”, mësohet se ka thënë gruaja që jeton në Finistere, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Mësohet gjithashtu se ajo u ka thënë hetuesve se ka frikë për jetën e saj pas këtij veprimi të papërgjegjshëm që ka kryer.

Hetuesit sqarojnë se personaliteti i gruas është “lehtësisht i thyeshëm” dhe se duhet ruajtur qetësia, për të mos rënduar gjendjen e saj psikologjike. Pritet që ajo të dënohet me 1500 euro gjobë, ndërkohë që shumica e çiklistëve nuk e kanë denoncuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat