Vjen nga Gjermania në Pejë me biçikletë

Çiklizëm

Vjen nga Gjermania në Pejë me biçikletë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:56
Vjen nga Gjermania në Pejë me biçikletë

Një adhurues i çiklizmit, ka vendosur të mos rezervojë biletë aeroplani për kthim në Kosovë. Nuk ia ka hipur as veturës. Ka vendosur që në vendin e origjinës, në Kosovë, të vijë për pushime me biçikletë.

Ai ka bërë 28 ditë rrugë, nga Gjermania deri në Pejë, kur ka mbërritur të mërkurën.

Në një postim të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai është falënderuar për vizitën dhe veçantinë e saj.

“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër:Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë.

E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në postimin e Muhaxherit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat