Befasi e këndshme Kupa e Anamoravës

Çiklizëm

Befasi e këndshme Kupa e Anamoravës

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:21
Befasi e këndshme Kupa e Anamoravës

Klubi i Çiklizmit Dardana nga Dardana në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, organizoj garën çiklistike Kupa e Anamoravës,' të paraparë me kalendarin e garave për edicionin garues 2022. 

Pjesëmarrës në garë ishin 50 garues të gjitha kategorive përfshirë edhe kategorinë e Femrave dhe qytetarët që pasion e kanë sportin e çiklizmit.

Gara u nisë nga Sheshi Metush Krasniqi ku ishim dëshmitarë e një organizimi të mrekullueshëm nga ana e stafit të klubit të Çiklizmit Dardana nga Kamenica. Gjithashtu vlen të përmendet puna  profesionale e policisë së Kosovës në sigurimin e shtegut.

Me këtë rast Federata e Çiklizmit falënderon kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe Drejtoreshën e departamentit Komunal për Sport, Kulturë dhe Rini Znj. Rinë Matoshi Huruglica për prezencën e tyre dhe mbështetjen e dhënë klubit Dardana gjatë zhvillimit të garës.

Pasi që shtegu i garës ishte kryesisht nga shtegu malorë, ndodhi shkëputja me njiher pas kilometrit te 30-të nga çiklisti Samir Hasani nga Trepça / Mitrovicë, i përcjellur nga çiklistët Blerton Nuha, Veton Krasniqi nga  KÇ Kastrioti’’ dhe Çiklisti Gjakovar Alban Delija.

Befasi e këndshme ishte edhe çiklisti kadet Omer Azemi nga klubi AS Prishtina i cili tregoj një formë të mirë pasi që ishte vazhdimisht në grupin e shkëputur. Kjo renditje vazhdojë deri në fund të garës pa ndryshime të mëdha në kohë.

Gjithashtu edhe kategoria e femrave, kadetëve dhe Master kishin mundësin të provojnë forcat e tyre ku në fund u arritën këto rezulltate:

Kadet:
1.  Omer Azemi  - KÇ ,, AS  Prishtina’’  Koha  1.05.00
2.  Zukë Sejdiu   - KÇ ,,AS    Prishtina’’  Koha  1.09.12
3. Altin Basha   - KÇ  ,, Dardana – Kamnicë  Koha 1.13.14

Femrat:
1. Dafina Zylfiu    - KÇ  ,, Dardana – Kamnicë  Koha 1.14.15
2. Sibora Kadriu   - KÇ ,,Prishtina’’  Koha  1.20.13
3. Nazlije  Musliu  - KÇ  ,, Vjosa  ‘’ Shtime    Koha 1.25.28

Master:
1. Bashkim Billali  - KÇ ,,Prishtina’’  Koha  1.14.05
2. Besim Kryeziu   - KÇ ,, Dardana – Kamnicë  Koha 1.18.22
3. Musa  Morina   - KÇ ,, Dardana – Kamnicë  Koha 1.20.30

U23:
1.  Blerton Nuha KÇ ,, Kastrioti’’  Ferizaj  Koha 2.50.10
2.  Albert  Tahiri KÇ ,, Dardana – Kamnicë  Koha 3.26.00
3. Liridon  Kosumi  KÇ ,, Dardana – Kamnicë  Koha 3.26.05

Elitë:
1. Samir Hasani  KÇ ,,Trepça  - Mitrivicë  Koha  - 2.42.40
2. Veton  Krasniqi  KÇ ,, Kastrioti’’  Ferizaj     Koha 2.48.40
3. Alban Delija KÇ ,, Gjakova 137’’ Koha   3.00.27

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat