Lampaert fiton etapën e parë të “Tour de France” 

Çiklizëm

Lampaert fiton etapën e parë të “Tour de France” 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:38
Yves Lampaert, foto AP

Sot ka filluar edicioni i 109-të i “Tour de France” në çiklizëm.

Etapa e parë dhe fanella e verdhë u fitua nga Yves Lampaert. 

Belgu Yves Lampaert bëri befasinë më të madhe duke fituar garën në kronometër në Kopenhagë, me gjatësi të shtegut 13.2 kilometra. 

Image

Tadej Pogaçar

Yves Lampaert është dy herë kampion kombëtar i Belgjikës, por askush nuk e parashikoi fitoren dhe fanellën e parë të verdhë të liderit në “Tour de France”, i cili filloi në Danimarkë. 

Lampaert zuri vendin e parë, duke lënë pas vetes për 5 sekonda bashkëkombësin e tij Wout Van Aert.

Slloveni Tadej Pogaçar renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 7 sekonda se pozita e parë dhe tre më shumë se Filippo Ganna. 

Etapa e dytë mbahet nesër në relacionin Roskilde - Nyborg, me gjatësi të shtegut 202.5 kilometra.

Etapa e parë

1. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    00h 15' 17''    
2. Wout Van Aert (Jumbo - Visma    )    + 00h 00' 05'
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 07''
4. Filippo Ganna (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 10''
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Deceuninck)    00h 00' 13''
6. Mads Pedersen (Trek – Segafredo) + 00h 00' 15'
7. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 15''
8. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma) + 00h 00' 16''
9. Bauke Mollema (Trek – Segafredo) + 00h 00' 17''    
10. Dylan Teuns (Bahrain Victorious) + 00h 00' 20'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat