Dylan Groenewegen fiton garën dramatike të etapës së tretë të “Tour de France”

Çiklizëm

Dylan Groenewegen fiton garën dramatike të etapës së tretë të “Tour de France”

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 19:36
Dylan Groenewegen

Tre vjet pas fitores së tij të fundit në “Tour de France”, Dylan Groenewegen sot ka treguar formë të lartë dhe triumfoi në etapën e tretë të edicionit të 109-të. 

Gara u zhvillua në relacionin Vejle - Sonderborg, me gjatësi të shtegut 182 kilometra.

Ai e ka mposhtur Wout van Aert, Jasper Philipsen dhe Peter Sagan në një garë dramatike.

Image

Wout Van Aert e mban fanellën e verdhë

Pas një beteje të ashpër të garës në sprint, në vijën e finishit u ballafaquan katërshja Peter Sagan, Wout van Aert, Dylan Groenewegen dhe Jasper Philipsen, por Groenewegen doli i pari.

 “Ishte një rrugë e gjatë”, -  tha Groenewegen. “Dua të falënderoj ekipin tim, familjen dhe miqtë e mi. Është e bukur. Kjo fitore është për gruan dhe djalin tim”, tha më tej.

Wout Van Aert e mban fanellën e verdhë, i cili sot përfundoi në pozitën e dytë.

Nesër është ditë pushimi, etapa e katërt zhvillohet të martën në relacionin Dunkerque – Calais. me gjatësi të shtegut 171,5 kilometra.

Etapa e tretë

1. Dylan Groenewegen (Team BikeExchange-Jayco)    04:11:33
2.  Wout van Aert (Jumbo-Visma)    + 00
3. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    + 00
4. Peter Sagan (TotalEnergies)    + 00
5. Fabio Jakobsen (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    + 00
6. Christophe Laporte )Jumbo-Visma)    + 00
7. Alberto Dainese (Team DSM)    + 00
8. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic)    + 00
9. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    + 00
10. Danny van Poppel (BORA-hansgrohe)    + 00

Renditja e përgjithshme

1.Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    09h 01' 17''
2. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    + 00h 00' 07''
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 14''
4. Mads Pedersen (Trek – Segafredo)    + 00h 00' 18''
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Deceuninck)    + 00h 00' 20''
6. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 22''
7. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 23''
8. Adam Yates (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 30''
9. Stefan Küng (Groupama – FDJ)    + 00h 00' 30''
10. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 31'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat