Bob Jungels i jashtëzakonshëm, shënon fitore senzacionale në etapën e 9-të 

Çiklizëm

Bob Jungels i jashtëzakonshëm, shënon fitore senzacionale në etapën e 9-të 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 18:29
Bob Jungels

Bob Jungels i jashtëzakonshëm, shënon fitore senzacionale në “Tour de France” .

Çiklisti Bob Jungels u rikthye pas tre viteve me fitoren e tij të parë në etapën e nëntë në edicionin e 109-të të “Tour de France”.

Etapa e nëntë u zhvillua në rrugë malore (alpeve) prej 192,9 km nga Aigle, Zvicër, në Chatel në Francë.

Image

Tadej Pogaçar

Një fitore e madhe e Bob Jungels (Ag2r-Citrëen), i cili u shkëput nga grupi, me një paraqitje të jashtëzakonshme nga Col de la Croix, më pas vrapoi i vetëm për 60 kilometra, duke befasuar të gjithë. 

Grupi filloi të shkëputej në ngjitjen më të vështirë të ditës në Col de la Croix (8.1 km; mesatarja 7.6 përqind).

Bob Jungels konfirmon një rikthim të mrekullueshëm pas operacionit në arterien Iliac.

Pas Luksemburgasit, Tadej Pogaçar (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe) ruajti fanellën e verdhë dhe epërsinë prej 39 sekondash ndaj Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) të vendit të dytë.

Çiklisti francez Guillaume Martin (Cofidis), para etapës së sotme, i thotë lamtumirë turneut për shkak të një infeksioni me korona virus. 

Nesër është ditë pushimi, ndërsa etapa e dhjetë zhvillohet të martën në relacionin Morzine Les Portes Du Soleil – Megève, me gjatësi të shtegut 148.1 kilometra.

Etapa e 9-të

1. Bob Jungels (AG2R Citroën Team)    04:46:39
2. Jonathan Castroviejo (INEOS Grenadiers)    + 22
3.. Carlos Verona (Movistar Team)    + 26
4. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ)    + 40
5. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    + 49
6. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    + 49
7. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    + 52
8. Adam Yates (INEOS Grenadiers)    + 52
9. Enric Mas (Movistar Team)    + 52
10. Nairo Quintana (Team Arkea-Samsic)    + 52

Renditja e përgjithshme 

1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) 33h 43' 44''
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 39''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 17''
4. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 25''
5. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 01' 38''
6. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 01' 39''
7. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 46''
8. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 01' 50''
9. Neilson Powless (EF Education – Easypost) + 00h 01' 55''
10. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 02' 13'' 

Renditja e ekipeve 

1. INEOS Grenadiers    1:14:46
2. Jumbo-Visma    1:04
3. UAE Team Emirates     9:55
4. Groupama - FDJ    11:16
5. BORA - hansgrohe    12:57

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat